Kauza jonë kryesore është barazi të drejtash midis të gjitha llojeve të kafshëve. Ne, të gjitha kafshët, kemi një sistem nervor me të cilin ne mund të ndiejmë dhe të mendojmë. Ne të gjithë kemi një të drejte të barabartë mbi jetën dhe lirinë. Skllavërimi i kafshëve jonjerëzore duhet të ndalet menjëherë dhe duhet të kenë të drejta të barabarta me njerezit. Vrasja e kafshëve jonjerëzore duhet të penalizohet dhe të trajtohet në të njëjtën mënyrë si vrasja e një njeriu. Ne e deklarojmë pozicionin tonë hapur dhe qartazi. Të gjitha spekullimet qesharake, si vrasja e parazitëve, na duken te padrejta dhe ofensive. Nëse ligji e trajton vrasjen e një kafshe në të njëjtën mënyrë siç trajton.vrasjen e një njeriu, çdo dhunim nga ana e kafshëve kundrejt njerëzve konsiderohet shkelje, dhe në të njëjtën mënyrë edhe vrasja mund të konsiderohet vetë-mbrojtje. Përsa I përket tokave agrikulturore, mund të aplikohet një ligj në pronat private, ku çdo pronar mund të përdori të drejtën e tij për të mbajtur larg çdo shkelës/dhunues me të gjitha mjetet e nevojshme. Shpresojmë që shoqëria jonë të jetë aq e pjekur sa të kundërshtojë mizorinë.