Sipas të drejtave të kafshëve, ekologjia është gjëja e dytë kryesore për BBV. Ekologjia është e rëndësisshme për jetën e të gjitha shtazorëve. Kur ndoten uji, toka dhe ajri, ne të gjithë vuajm. Kjo ndikon në gjithçka. Ne e kundërshtojmë me forcë ruajtjen e dioksidit të karbonit nëntokë. Ruajtjen e mbetjeve nukleare, industrinë atomike/bërthamore, përdorimin e pesticideve, fertilizimin me fertilizues artificial (ne mbështesim përzierjen e plehrave organike, nga mbetjet e perimeve), shpimin e puseve për nxjerrjen e gazit argjil dhe naftës, GMO, shpyllëzimin dhe ndotësit e tjerë mjedisor.
Ne inkurajojmë përdorimin e burimeve të energjisë të rigjenerueshme dhe permakulturën.