Një projekt ambicioz për formimin e një partie politike. Nëse duam të ndikojmë në shoqëri për të ndryshuar sistemin, ne në mënyrë te pashmangshme duhet te nisim në insitucione dhe në çdo formë te pushtetit politik.

Partia e të drejtave të kafshëve u aprovua në 3 Maj 2011 nga Komisioni zgjedhor Australian. AJP është plotësisht kundër eksportit të kafshëve të gjalla për përfitim, sidomos për therje. Ata duan një ndalim ndërkombëtar të të gjithë Blegtorisë në të gjithë botën. “Ne duam që eksporti i kafshëve të gjalla nga Australia të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke mbajtur parasysh të gjitha problemet e brendshme me trajtimin human të kafshëve”, thotë Steve Garlick, president i AJP.

Partia Humane – e themeluar në vitin 2009 në SHBA, veganizmi është theksuar fuqishëm në ideologjinë e saj. Partia kërkon nga të gjithë kandidatët, oficerët dhe të gjithë anëtarët e bordit të nënshkruajnë një betim për të kufizuar veten nga përdorimi i produkteve dhe shërbimeve të kafshëve.

Partia për Mbrojtjen e Kafshëve të Kanadasë – e themeluar në Toronto, Kanada, në vitin 2005, u përqendrua në të drejtat e kafshëve dhe mjedisin. Një parti tërësisht vegane