Në BBV ne ndajmë bindjen se kafshët janë të skllavëruar nga njerëzi. Të kthyera në skllave, të privuara nga liria, të mbyllura në: cirqe, kopshte zoologjike, luft me dema, kalërimi, atraksionet turistike (elefantët dhe majmunët), si qen udhëzues, qen policie, eksperimentimi, gëzofi dhe lëkura, industria e mishit dhe qumështit, etj. Kauz jtonë është me forcë të përbashkët për të fituar lirinë e tyre, Që të zhdukim skllavërimin e tyre. Në vitin 1992, Zvicra ndryshoi kushtetutën e vet për të njohur kafshët si qenie dhe jo gjëra. Dinjiteti i kafshëve mbrohet edhe në Zvicër. Zelanda e Re u dha të drejtat themelore pesë llojeve të majmunëve në vitin 1999. Përdorimi i tyre tani është i ndaluar në kërkime, testime ose mësimdhënie. Në interes të brezave të ardhshëm, Gjermania shtoi mirëqenien e kafshëve në një amendament të vitit 2002 për kushtetutë duke u bërë anëtarja e parë e Bashkimit Evropian për ta bërë këtë. Në vitin 2007, parlamenti i Ishujve Balear, një provincë autonome të Spanjës, e kaloi legjislacionin e parë në botë duke dhënë të drejta ligjore për të gjithë majmunët e mëdhenj. Në vitin 2013, India i njohu zyrtarisht delfinët si persona jo njerëzorë. Në 2014, Franca rishikoi statusin ligjor të kafshëve nga sendet e luajtshme në qeniet e ndjeshme, dhe provinca e Quebec në Kanada po shqyrton legjislacionin e ngjashëm. Historia vazhdon ..Vendos ti dhe une se si do të shkruhet